Ky publikim është hartuar me mbështetjen e Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim nëpërmjet projektit “Shëndet për të gjithë” (HAP).
Qëllimi i këtij dokumenti është të pasqyrojë dhe të përgatisë një “Hartë” të gjendjes aktuale të ofrimit të shërbimeve të fizioterapisë në Qendrat Shëndetësore (QSH) në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP) për pacientët me Sklerozë Multiple (SM). Elementët kyç të këtij vlerësimi përfshijnë:
- Ofrimin e fizioterapisë në QSH, me fokus të veçantë te pacientët me sklerozë multiple.
- Burimet dhe infrastruktura e disponueshme.
- Hapësirat dhe pajisjet e nevojshme për trajtimin e pacientëve.
- Aksesueshmëria e këtyre shërbimeve për pacientët me SM.
- Burimet njerëzore për trajtimin e këtij grupi pacientësh.
- Pengesat që hasen në ofrimin e shërbimeve të fizioterapisë për personat me SM.
Me poshte mund te shkarkoni Raportin: