Ky publikim është hartuar me mbështetjen e Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim nëpërmjet projektit “Shëndet për të gjithë” (HAP).

Ky raport është një nga dokumentat dhe instrumentat bazë të projektit “Mundësimi i Trajtimit me Fizioterapi për individët të prekur nga Skleroza Multiple (SM) në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Parësor” dhe jep një analizë në nivel ekspertize të thelluar për përfitimet dhe rolin që ka kryerja e fizioterapisë për pacientët me sklerozë multiple nga pikëpamja neurologjike dhe përmirësimi fizik. Gjathashtu këtu jepet edhe mbështetja dhe baza ligjore nga rrjedh kjo nevojë për këtë shërbim në përmbushje të të drejtës njerëzore për shërbime për personat me SM.

Skleroza Multiple është një sëmundje kronike që ndikon në sistemin nervor qendror, duke sjellë simptoma të ndryshme si vështirësi motorike, spazmat muskulare, lodhjen kronike, dhimbjet, etj. Kjo sëmundje shfaqet në mosha të reja midis 20-40 vjeç dhe prek kryesisht meshkujt. Ekziston një gamë e gjerë studimesh ndërkombëtare dhe kombetare që vërtetojnë se menaxhimi efektiv i SM kërkon një trajtim multidisiplinar, ku fizioterapia është mundësia e dytë e domosdoshme paralelisht me trajtimin me medikamente të përshtatshme.

Në këtë raport, analizohen bazuar tek rishikimi i literaturës katër aspekte: ligjore, fizioterapeutike, neurologjike dhe përfitueshmëria ekonomike. Këto aspekte janë të ndërlidhura me qëllimin për të arritur edhe në përfundimet dhe rekomandimet bazuar tek vlerësimi i ekspertëve me synimin kryesor për të analizuar rolin e fizioterapisë për pacientët me sklerozë multiple. Gjithashtu, krahas raporti kosto-përfitueshmëri bëhet dhe prezantimi i një modeli dhe strategjie zbatimi. Padyshim pjesa më e rëndësishme e këtij raporti janë edhe përfundimet dhe rekomandimet, të cilat kanë dalë nga hulumtimet.

Me poshte mund te shkarkoni Raportin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *