Nga Darjan Konomi, KMD

Punësimi përveç se një e drejtë kushtetuese është dinjitet dhe garanton një jetesë të pavarur për personat me aftësi të kufizuara. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson faktin se mësuesit ndihmës janë tashmë pjesë e arsimit profesional dhe i bashkohet kërkesës për vlerësim të nevojave sipas individit dhe aftësisë së kufizuar si në arsim edhe në tregun e punës.
Sistemi dual, pra sistemi ku të mësuarit lidhet direkt me praktikën në terren është një mundësi e artë që të gjithë së bashku të mund të thyejmë barriera dhe të mundësojmë gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës.


KMD e cila ka në gjirin e saj dy persona me aftësi të kufizuara i bën thirrje si bizneseve ashtu edhe institucioneve shtetërore të punësojnë persona me aftësi të kufizuara. Nga eksperienca që KMD ka nga punonjësit me aftësi të kufizuara rezulton se mund të jenë një aset i çmuar për këdo institucion apo biznes.
Gjithashtu KMD i bën thirrje personave me aftësi të kufizuara që të marrin jetën e tyre në dorë,duke u arsimuar, kualifikuar dhe fuqizuar. Kështu ata do mund të jenë konkurent në tregun e punës, duke u bërë në këtë mënyrë të pavarur kontribues dhe aktiv. Ndryshimi vjen vetëm me veprim dhe atëherë kur secili prej nesh vendos se çfarë do të bëj dhe kupton se çfarë mund të bëj. Vetëm kur objektivat janë redal dhe realisht të arritshme ne do kemi punësime të qëndrueshme për P.A.K. Profilizimi i nevojave është një mënyrë e mirë për të bërë vlerësime objektive. Është koha e duhur, është momenti ti themi po barazisë dhe jo diskriminimit.

BURIMI: FAQJA E FACEBOOK E INSTITUCIONIT TË KOMISIONERIT NDAJ DISKRIMINIMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *