Data: 30 maj 2024
Fondacioni Pema e Jetës, në bashkëpunim me Shërbimin Universitar Neurologjik dhe nën kujdesin e Kompania “Ample”, ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e një aktiviteti ndërgjegjësues të veçantë për Ditën Ndërkombëtare të Sklerozës Multiple.
“EDHE UNE JAM ME SKLEROZE MULTIPLE“
Programi i Ditës
- Prezantimi i iniciativave dhe fushatave në mbështetje të personave të prekur nga skleroza multiple nga Fondacioni Pema e Jetes
- Fjalim inspirues në mbështetje të të prekurve nga skleroza multiple
- Prezantimi i rezultateve të para të studimit mbi koston ekonomike dhe sociale të sklerozës multiple në Shqipëri
- Simulimi i simptomave të sklerozës multiple për të pranishmit përmes aktiviteteve interaktive
- Mesazh mbështetjeje nga përfaqësues të institucioneve shëndetësore
- Ndarja e historive të triumfit mbi sklerozën multiple nga pacientë
- Diskutim mbi mbështetjen për të prekurit dhe qasjen e re për barnat e rimbursueshme
- Ekspozitë pikturash nga artistë të me sklerozë multiple, shoqëruar me një video
- Monolog inspirues nga një poet që ndan përvojat dhe sfidat e tij me sklerozën multiple
- Mesazhe përshëndetëse nga të ftuar të ndryshëm në mbështetje të të prekurve nga skleroza multiple
- Marshim sensibilizues për ndërgjegjësimin e publikut dhe shpërndarje fletëpalosjesh informuese